top of page
123.jpg

Mot me shi edhe gjatë kësaj jave (IHMK)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 15, 2016
  • 1 min read

Dita e hënë dhe e martë mbi vendin tonë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me intervale të shkurta me diell .

Kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës , sipas të cilit , vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu .

Temperaturat minimale do të levizin ndërmjet 3-5 grade Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-14 grade Celsius .

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s .

Nga dita e mërkurë fushat barike do të jenë paksa më stabile , kështu që do të krijohen kushte për mot me diell dhe vranësira kalimtare .

Të premten pritet te ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu .

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 grade Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius .

Do të fryje erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page