top of page
123.jpg

Rrufeja gjatë vitit në botë mbyt 25 mijë persona

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 21, 2016
  • 2 min read

Edhe pse mundësia statistikore që njeriun ta mbysë rrufeja është minimale , gjatë vitit në botë nga rënia e rrufesë vriten afër 25 mijë veta , 250 sish mijë shpëtojnë por me pasoja të rënda .

"Nuk janë të rrezikshme rrufetë që krijohen ndërmjet reve , por ato që vijnë ndërmjet reve e tokës e të tilla të rrezikshme në hapësirën tonë gjeografike janë një e gjashta e tyre", ka thënë Alesh Berkopec, fizikan nga Fakulteti Elektroteknik i Lubjanës, i cili ka doktoruar në temën e rrufeve njofton Hina .

Për shkak të pozitës gjeografike , afërsisë së masivit të Alpeve e detit , pastaj përzierja e shumë ndikimeve klimatike , në Slloveni brenda vitit ndodhin 60 mijë rrufe pasi që ajo shtrihet në rajonin e Europës që i eksponohet më së shumti këtij fenomeni e nuk janë të rralla as rastet e vdekjeve që vijnë çdo vit .

Por këto shifra janë larg nga rreziku që rrufetë shkaktojnë anë vendet në kontinentet tjera dhe zona klimatike .

Vendin e parë me numrin e vdekjeve e zë Zimbabve me 20 raste në 1 milion banorë , që do të thotë se brenda vitit nga rrufeja vesin 250 persona .

Rajoni ku më së shumti ka shtrëngata e rrufe gjendet në Venezuelën verilindore , në grykën e lumit Katatumbo . Atje në vit regjistrohen 200 ditë me shtrëngatë që zgjasin nga 10 orë dhe që shkaktojnë nga 250 rrufe në çdo orë .

Vendi më sigurt nga rrufeja për njeriun që gjendet në natyrë është automobili , pasi që goditja eventuale e rrufesë brenda disa sekondash nga karroceria e lagtë shkon në tokë , e vendi më i rrezikshëm është qëndrimi në afërsi të lisave , thotë Berkopec .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page