top of page
123.jpg

Sot po mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës për afatin e Gushtit , pjesa e dyte me 3 shtator

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 27, 2016
  • 1 min read

Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar sot pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit) , të cilit i janë nënshtruar mbi 8.500 maturantë , që nuk kishin arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit .

Me këtë rast , për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi , ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami , i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës , znj. Arbërie Nagavci, ka vizituar nxënësit që po testoheshin në qendrën e testimit në shkollën "Gjin Gazuli", në Prishtinë .

"Këtu pamë se gjithçka po shkon në rregull. Me kohë janë shpërndarë testet dhe po shpresojmë që Matura të dalë sa më e suksesshme. Tani është më lehtë, sepse kemi vetëm 8.500 maturantë dhe iu urojmë të gjithëve që të kalojnë maturën dhe të kyçen në arsimin e lartë'', tha ministri.

Ministri Bajrami theksoi se jemi marrë vesh me të gjitha universitetet dhe kolegjet që pas publikimit të rezultateve të hapen konkurset për pranim në universitete.

"Nga këtu garantoj se secili maturant do të ketë qasje në arsimin e lartë. Kemi vende për të gjithë, qoftë në sektorin publik, por edhe në atë privat".


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page