top of page
123.jpg

Lajmi i fundit/ Viti shkollorë 2016/2017 fillon me 5 shtator

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2016
  • 1 min read

Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , ka njoftuar Drejtoritë Komunale për Arsim , personelin arsimor të shkollave fillore , të mesme të ulëta dhe të mesme të larta , nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/17, shtyhet për dy ditë pune nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë) .

Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , është në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmërisë së buxhetit për blerjen e tyre, derisa së fundi është gjetur zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi , nuk ka mundur të fillojë procedurat e blerjes dhe sigurimit të tyre .

Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , siguron komunitetin shkollor se po punohet intensivisht për finalizimin sa më të shpejtë të këtij procesi, dhe se në javën e parë të fillimit të procesit edukativo-arsimor do të pajisen të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta me tekste shkollore dhe materiale tjera mësimore.

Përndryshe, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale për Arsim, janë koordinuar të gjitha aktivitetet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , falënderon për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page