Janë dy versione të iPhone 7, njëri shumë i ngadalshëm
- rilindjashqiptare
- Oct 22, 2016
- 1 min read

Disa iPhone 7 përdorin procesorin QualComm , derisa të tjerët kanë atë të kompanisë Intel . Kjo ndasi mund të bëjë diferencën se sa i shpejtë është një iPhone 7 Plus , sa shpejtë mund të dërgojë mesazhe dhe të hap aplikacionet favorite .
Në një raport të Cellular Insights është gjetur se procesori QualComm ka pasur performancë 30 për qind më të mirë sesa ata me Intel . Hulumtuesit kanë testuar vetëm iPhone 7 Plus , por këto lloje të procesorëve janë edhe në iPhone 7 .
Telefoni me versionin QualComm është duke u shitur vetëm në Shtetet e Bashkuara, Kinë dhe Japoni. Këto janë shtetet e vetme që kanë versionin e shpejtë të iPhone , transmeton Koha.net .
Për të parë nëse telefoni juaj ka Intelin , kontrolloni numrin e modelit që gjendet prapa pajisjes . Inteli është Model A1778 dhe Model A1784 .
Comments