Ky është moti gjatë fundjavës
- rilindjashqiptare
- Oct 22, 2016
- 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbajë gjatë fundjavës.
Sipas këtij instituti, mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbajë gjatë dy ditëve të vikendit.
“Të shtunën për shkak të gjendjes së përkohshme ciklonike do të ketë kushte që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius, derisa këto vlera të temperaturave maksimale ditën e diele do të ngriten për dy gradë më shumë”, thuhet në njoftimin e tyre.
IHMK thotë se do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperendimit me shpejtësi deri 8m/s.
Comments