top of page
123.jpg

Ja çfarë do të thotë emri "Samsung"

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Oct 26, 2016
  • 1 min read

Samsung është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për krijimin e telefonave të mënçur , por a keni menduar ndonjëherë se çfarë do të thotë emri Samsung ? Nëse e përkthejmë fjalën "Samsung" në gjuhën shqipe do të thotë "tre yje", emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë "Samsung", Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell, transmeton "itshqip.com". Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri "tre" me suksesin, pse jo dy apo katër ? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri "tre" është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme . Pra , dëshira për t`u bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga "Samsung" brenda viteve të fundit. Megjithatë , për t`u bërë një "bishë" vërtet edhe më madhështore, duke arritur kulminacionin, telefonat e mençur "Galaxy S6" dhe "Galaxy S6 Edge" mund të jenë ata , që do të vendosin për fatin e kompanisë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page