Hakeri shqiptar tregon si të mbrohet llogaria në rrjetet sociale [Video]
- rilindjashqiptare
- Oct 28, 2016
- 2 min read

Erlind Cakaj është student i Inxhinierisë Informatike, por quhet edhe “haker i bardhë”. Ai bën pjesë në grupin e hakerave që përpiqen të na thonë se si duhet të mbrohemi nga kolegët e tyre keqdashës, që na sulmojnë në internet .
Është e zakonshme që ata të përdorin zëvendësime të emrit , të njohur si “nickname”. “Nuk preferoj të identifikohem me atë “nickname” që kam përdorur dikur”, thotë Cakaj .
Ai na rrëfen disa mënyra të thjeshta sesi ne të mbrojmë llogaritë tona në rrjetet sociale nga sulmet kibernetike . “Duhet ta kontrolloni url-në nëse ka ndonjë germë gabim dhe pastaj pjesën e protokollit ku ndodhemi . Është pjesa “https” që ndodhet në fillim”, thotë Cakaj .
Mënyra të zakonshme të hakimit , kryesisht të Facebook, i gjejmë në Facebook phishing .
“Është si pjesa e peshkimit , kur ti krijon një faqe të rreme por që nuk i dërgon të dhënat në serverat e Facebook-ut për përpunim , por ia dërgon keqbërësit dhe ai sheh të dhënat e tua”, sqaron Cakaj .
Por përveçse të na mbrojë një haker kryesisht di si të vjedhë, ose të marrë akses në file të ndryshme . “Ne krijojmë një “payload”, ose ngarkesë, e cila na lejon të marrim akses mbi kompjuterin e dikujt tjetër ose mbi një server”, shton “hakeri i bardhë”.
Në ditën e tretë të “Hack Albania”, 25 të rinj që tentuan të thyejnë sigurinë e një aplikacioni test kanë marrë çmimet për fituesit e kësaj maratone . Ky aktivitet vjen në kuadër të ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, raporton TCH .
“Këtë javë kemi aprovuar një ligj të veçantë për sigurinë kibernetike . Po krijojmë kuadrin e nevojshëm që siguria kibernetiket të forcohet”, deklaroi ministrja e Inovacionit , Milena Harito.
Comments