top of page
123.jpg

5 këshilla si të kurseni karburant

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 13, 2016
  • 2 min read

Shpenzimet e veturës dallojnë shumë nga mënyra se si e ngasim atë. Nëse ne ngasim qetë dhe duke respektuar rregullat atëherë shpenzimet do të jenë minimale.

1. Shmangeni vozitjen agresive

Vetura juaj shpenzon shumë kur ju vozitni në mënyrë agresive duke e shtyrë kështu motorin të punojë në gjiro të larta dhe pastaj të frenoni përsëri. Vetura juaj shpenzon më shumë kur ju lejoni që të ulet shpejtësia dhe pastaj shtypni pedalen e gazit që të arrini atë shpejtësi. Që të kurseni më shumë ju duhet që shpejtësinë ta mbani konstante.

Provoni të ulni shpejtësinë kur ngjiteni përpjetë, ndërsa në tatëpjetë ta rrisni shpejtësinë.

2. Ndërroni shpejtësitë kur është e nevojshme

Nëse vozisni shpejt me marsh të ulët kjo do të rrisë konsumin e veturës . Por, edhe kur vozisni në mardh të lartë para së të arrini shpejtësinë e duhur atëherë motori i veturës do të sforcohet dhe si rrjedhojë do të konsumoj më shumë karburant.

Ju duhet ta ndieni se kur është e nevojshme të ndërrohen shpejtësitë varësisht prej modelit të veturës dhe fuqisë së motorit, ky nuk është një problem tek veturat automatike.

3. Mos u rrini veturave afër nga mbrapa

Duke i qëndruar afër nga prapa një veturë para jush atëherë juve ju diktohet mënyra se si vozitni. Kjo e bënë vozitjen jo vetëm stresuese por edhe rritë shumë shpenzimet e veturës. Kur rri prapa dikujt ti nuk mban veturën në marshin e duhur, frenon dhe përshpejton veturën gjatë gjithë kohës pa qenë nevoja.

4. Fikeni veturën kur nuk jeni duke lëvizur

Në Kosovë kudo por veçanërisht në Prishtinë, trafiku është i tmerrshëm dhe shpesh na ndodhë që të mos lëvizim fare për një kohë. Mbajtja e motorit aktiv shpenzon karburant pa nevojë. Çdo herë kur jeni ndalur fikeni motorin, edhe pse do ju duhet ta bëni disa herë por në këtë mënyrë do të kurseni. Shumica e veturave të reja tani e kanë opsionin Stop/Start, i cili fik motorin sa herë ata nuk janë duke lëvizur.

5. Respekto kufizimet e shpejtësisë

Duke respektuar kufizimet e shpejtësisë ju mbani të ulëta rrotullimet e motorit duke shpenzuar shumë pak. Por kur ju rrisni shpejtësinë edhe pse kaloni më shpejtë një pjesë të rrugës ju sforconi shumë motorin dhe rrisni shumë shpenzimet.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page