top of page
123.jpg

Amazon Prime Video në mbarë botën, në Shqipëri dhe Kosovë abonimi kushton 2.99 Euro

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 14, 2016
  • 1 min read

Ditën e sotme Amazon.com lançoi shërbimin video-on-demand, Prime Video, në pothuajse mbarë globin me përjashtim të Kinës duke filluar kështu një betejë të ashprër me Netflix.

Më shumë se 242 shtete do të përfitojnë nga Prime Video.

Prime Video, shtëpia e shumë shfaqjeve televizive si “The Grand Tour”, “Transparent” dhe “The Man in High Castle”, do të ofrohet tani edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Shërbimi për qytetarët shqiptarë do të kushtojë 2,99 Euro në muaj për gjashtë muajt e parë ndërsa më pas do të kushtojë 5.99 Euro.

Së fundi, distributori online Amerikan ka investuar bujshëm në krijimin dhe reklamimin e filmave dhe shfaqjeve televizive në platformën Prime Video. Në 19 shtete ky shërbim do të ofrohet së bashku me shërbimin Prime në Amazon.com.

Ky lajm vjen afro 1 vit pasi Netflix u zgjerua globalisht. Abonimet për shfaqje të caktuara televizive do të kenë çmime specifike. Të gjithë ata që blejnë një abonim Prime Video do të kenë mundësi të shikojnë përmbajtje offline përmes telefonit. (PCWorld Albanian)


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page