Ja pse s’ka nevojë të presim automjetin të ‘nxehet’ në dimër
- Jan 7, 2017
- 2 min read

Ngrohja e automjetit gjatë periudhës së dimrit përpara lëvizjes është ritual i zakonshëm i shumë shoferëve, por nga aspekti teknik te shumë vetura moderne, ajo është e panevojshme. Dhe vetëm aq, ngrohja e motorit duke e lënë veturën në vend kur temperaturat e ajrit janë shumë të ulëta mundet t’i bëjë dëm automjetit tuaj, shkruan “B92″.
Kur temperaturat janë nën zero, si në rastin e ditëve të fundit, zakonisht në orët e hershme të mëngjesit dëgjohen zërat e motorëve të automjeteve të cilët punojnë në neutralitet (në asnjë shpejtësi), transmeton portalb. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për shprehi të vjetër e cila daton nga koha kur të gjithë kanë pasur motorë me karburatorë.
Atëherë ngrohja në temperatura të ulëta përpara lëvizjes ka pasur kuptim,
Sot të gjitha modelet e reja kanë injeksion elektronik të derivatit. Senzorët e masin temperaturën e jashtme të sistemit dhe e përshtatin punën, kështu që vlerësohet se është e mjaftueshme që motori të punojë vetëm 30 deri më 60 sekonda përpara se të lëvizë. Më pas mund të fillohet me vozitje, pasi që motori më shpejtë do të arrijnë në temperaturën punuese nëse vetura është në lëvizje, se sa nëse edhe më tej punon në neutralitet.
Kur e ngrohni motorin gjatë ditëve të ftohta, jo vetëm që është e panevojshme të harxhoni karburant, por edhe disa komponentë të caktuara të motorit harxhojnë vaj të cilat i lyejnë pjesët lëvizëse dhe e ndalojnë dëmtimin e tyre. Gjegjësisht, motorët me benzinë lëvizin në të përzier nga ajri dhe grimcat e karburantit.
Megjithatë, mbajeni mend se është e panevojshme që automobili juaj të punojë në neutralitet. Më mirë pak ta duroni të ftohtin se sa ta ndotni ajrin./KosovaPost.net
Comentários