top of page
123.jpg

14 shenjat dhe simptomat e para që jeni shtatzanë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 9, 2018
  • 2 min read

Lajmi më i gëzuar dhe më emociounues që mund të merrni ndonjëherë është se jeni shtatzanë. Kohë më parë, konfirmimi i një shtatzanie nuk ishte aq i thjeshtë sa në ditët e sotme. Ose duhet të hamendësonit datën e periodës së fundit, ose të shkonit tek mjeku për një test të urinës për shtatzani. Edhe pse veza fertilizohet menjëherë pas mardhënies( nëse praktikohet në kohën e ovulimit), trupi e kupton këtë pas një javë ose më pak.

Për këtë arsye, deri atëherë asnjë test shtatzanie nuk mund te dalë pozitiv. Më poshtë janë disa shenja që mund të tregojnë se jeni shtatzanë.

Lodhja

Kjo është një nga shenjat e para të shtatzanisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, vecanërisht mëngjeseve.

Ndryshime në gjoks

Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund tu dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.

Njolla gjaku

Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është future në mitër.

Ndjeshmëri e lartë nuhatje

Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.

Urinim i shpeshtë

Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.

Lëvizje në zorrë

Shtatzania ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diare.

Keni humbur periodën e fundit

Mungesa e periodës është shenja e parë konkrete e shtatzanisë. Shume teste shtatzanie tregojnë positive, vetëm pas ditës që prisnit t’ju vinin periodat.

Ndjeheni keq në mëngjes

Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzanisë.

Neps

Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund ti urreni sa ti shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzanë i urrejnë.

Hundë të zëna

Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzanisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

Dhimbje koke

Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzanë. Mund të jenë të lehta ose të forta.

Enjtje

Mund të provoni enjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kycet mund të enjten gjithashtu për shkakt të rritjes së tensionit.

Gazra

Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzanisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme,- por mundohuni ti lëshoni gazrat nga trupi.

Levizje humori

Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjëndjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzana mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page