top of page
123.jpg

Hani këto gjëra nëse nuk dëshironi të jeni të sëmurë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 11, 2018
  • 2 min read

Nuk është vetëm freskues. Shalqiri përmban gjithashtu një sërë antioksiduesish të quajtur glutatione. Këta përbërës forcojnë sistemin imunitar duke luftuar kështu infeksionet.

Kosi me pak yndyrë

Probiotikët e gjendur tek kosi dhe produktet e tjera të fermentuara mund të lehtësojnë ftohjen. Duhet të konsumoni gjithashtu edhe ushqime të pasura me vitaminë D. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës D mund të jenë më të predispozuar që të preken nga gripi dhe ftohja.

Spinaqi

Do të gjeni një sërë lëndësh ushqyese tek ky “super ushqim”. Një nga këto është folate, që ndihmon trupin në prodhimin e qelizave të reja dhe riparimin e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu i pasur në fibra, antioksidues si vitamina C etj.

Hudhra

Ky përbërës kryesor në kuzhinë nuk është vetëm për t’u dhënë shije ushqimeve. Hudhra e pagatuar mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve të lëkurës falë aftësisë së saj për të luftuar bakteret, viruset dhe mykun. Për të marrë sa më shumë përfitime, duhet të përdorni hudhrën e gjallë dhe jo atë pluhur. Suplementi i hudhrës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit.

Supa e pulës

Ka një të vërtetë shkencore pas kurës për ftohje e preferuar nga gjyshja. Supa epulës e përgatitur në shtëpi realisht mund të lehtësojë simptomat e ftohjes dhe gripit dhe ju ndihmon ta rimerrni veten shpejt. Për më tepër, ajo është e pasur me një përbërës të quajtur karnosine, që mund të mbrojë trupin nga virusi i gripit.

Frutat e pyllit

Është një kurë e lashtë popullore. Këto fruta janë të pasura me lëndë ushqyese të quajtura antioksidues, që mund të luftojnë inflamacionin. Tek disa studime laboratorike, ka rezultuar që frutat e pyllit mund të bllokojnë viruset e gripit. Megjithatë shkencëtarët theksojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore.

Kërpudhat

Kërpudhat ju sigurojnë mineralin e selenit dhe vitaminat B si riboflavin dhe niacin. Këto lëndë ushqyese ju ndihmojnë në disa mënyra. Nëse keni mungesë në selen, mund të prekeni më shpesh nga gripi. Riboflavina dhe niacina nga ana tjetër luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sistemit imunitar.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page