top of page
123.jpg

Arsyeja përse duhet ta lini çajin të ftohet përpara se ta pini

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 14, 2018
  • 1 min read

Një gotë çaji e ngrohtë në këto ditë të ftohta dimri jo vetëm që të shijon, por është ndonjëherë edhe e nevojshme.

Megjithatë, sipas një studimi të fundit, çaji i nxehtë rrit mundësitë për t’u prekur nga kanceri i ezofagut. Ky lloj kanceri shkaktohet zakonisht nga dëmtimi i vazhdueshëm i ezofagut si pasojë e konsumimit të cigareve, alkoolit dhe lëngjeve të nxehta.

“Çaji i nxehtë mbi temperaturën 65 gradë celcius, kontribuon në shfaqjen e këtij kanceri, kur shoqërohet edhe nga pirja e cigareve e alkoolit”, është shprehur për “Telegraph” profesori i departamentit të epidemologjisë dhe biostatistikës në Universitetin Peking, Jun Lv.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij studimi janë zbuluar edhe normat e lejueshme të pirjes së alkoolit apo duhanit, që të mos kalohet në rrezik për shfaqjen e kancerit të ezofagut. Sipas këtij rezultati, konsum i tepërt cilësohet pirja e 20ml ose më shumë alkool në ditë që barazohet me një gotë birre 350 ml dhe pirja e një a më shumë cigareve në ditë.

Kështu, pirja e lëngjeve shumë të nxehta e bën ezofagun e një njeriu më të dobët ndaj agjenteve kancerogjenë si alkooli dhe duhani, prandaj mjekët rekomandojnë që të lihet pak çaji për të ftohur përpara se ta pini.


תגובות


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page