top of page
123.jpg

Kafe, shumë përfitime në një filxhan

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 24, 2018
  • 1 min read

Kafja jo vetëm që është një kënaqësi me aromën e saj intensive, por ka një sërë përfitimesh.

Një nga arsyet që nuk bëjmë dot pa të ështëse kafja, e konsumuar në sasitë e duhura, është një aleat i mirë i shëndetit dhe mirëqënies.

Vetëm një filxhan është një nga kënaqësitë e vogla, të mëdha të jetës, aq sa shumë prej nesh nuk e nisin dot ditën pa e pirë një gllënjkë kafe, ashtu si dhe gjatë ditës një pushim i shkurtër kafeje na duhet për të qenë të përqëndruar.

Por nga ana tjetër ekspertët tashmë bien dakord: Kafja, e konsumuar në sasi të arsyeshme, 2-4 filxhanë në ditë, ka mjaft përfitime, transmeton Top Channel.

Vjen e para

Dihet se konsumim i kafes përmirëson performancën e atleteve duke rritur rezistëncën e tendosjes fizike. Kjo pasi një kafe e mirë para praktikimit të sportit, rrit nivelin e acideve yndyrore në gjak, që konsumohen më pas për të prodhuar energjinë e nevojshme për të mbështetur tendosjen fizike.

Jo vetëm sport

Kafja përmban substanca antioksiduese natyrale, molekula që ngadalësojnë dhe neutralizojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe ndihmonë në parandalimin e plakjes. Për më tepër është parë se ka një veprim mbrojtës ndaj shëndetit të mëlçisë, dhe efekte të rëndësishme antidepresive thonë shkencëtarët e universitetit të Harvardit.

Lamtumirë dhjamë!

Kafja është aleat për ata që duan një dietë dobësimi, pasi kafeina redukton sensin e urisë. Por nëse vuajmë nga tensioni i lartë apo probleme me zemrën, e mira është reduktimi i konsumit të saj.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page