top of page
123.jpg

Si ta tejkaloni gripin në kushte shtëpie?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 4, 2018
  • 2 min read

Ftohja dhe gripi nuk kanë një kurë të përcaktuar. Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja.

Pjesa më e madhe e këtyre kurave kanë një histori të gjatë aplikimi. Cilat kura popullore që mund t’i aplikoni në shtëpi, mund t’ju shpëtojnë nga gripi dhe ftohja?

Ka qindra vite që supa me lëng pule dhe limon përdoret për luftimin e gripit. Ja disa kura të tjera popullore kundër gripit:

Nëse jeni me grip dhe nuk dëshironi të kaloni 1-2 javë shtrirë, hidhni një sy këtyre kurave popullore:

– Uji dhe lëngjet e tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë, sepse ju shkaktojnë etje.

– Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.

– Pikatore për hundë ose sprej: pikatoret apo sprejat e shitur pa recetë ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët. Specialistët pohojnë se sprejat e hundës mund të përdoren pa asnjë problem si tek foshnjat ashtu dhe tek fëmijët e rritur. Sprejat me ujë e kripë ose pikatoret nuk përkeqësojnë shenjat e sëmundjes, siç ndodh kur ndërpriten ilaçet e tjera.

– Supë me lëng pule: më parë prindërit i jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para, duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator, shkruan bota.al. E dyta, përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page