top of page
123.jpg

Fruti i artë jo vetëm në ngjyrë, por edhe në vlera!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 9, 2018
  • 1 min read

Konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulcera e stomakut.

Ftonjtë janë të pasur me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera, të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Një dietë me ftua ndihmon njerëzit mbipeshë të dobësohen, si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Ftoi i mbushur me vitamina

Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi paraqitet si një bombë e vërtetë vitaminash. Ai përmban vitaminë C, provitaminë A, vitamina B1 dhe B2.

Nga mineralet, më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa ftoi është një frut shërues, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.

Ftoi dhe cilësitë e tij kuruese

Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera.

Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat janë në shije të bajameve të hidhura pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken.

Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page