top of page
123.jpg

Në QKUK, mjekët operojnë fëmijën 16 muajsh për t’ia nxjerrë një kokërr fasuleje nga mushkëria

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 11, 2018
  • 1 min read

Hajdin Thaçi, drejtor i ORL'së në QKUK, ka treguar se gjatë ditës së sotme kanë pasur një rast të veçantë për intervenim.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka treguar se është kryer një operacion i suksesshëm ndaj një fëmije 16 muajsh të cilit i është nxjerrë një kokërr fasuleje nga bronku i djathtë.

“Sot në Kliniken e ORL'së u shpëtua jeta e fëmijës 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërësi mushkërinë e djathte”, ka shkruar Thaçi.

Tutje, ai ka sqaruar se fëmija tanimë është në gjendje të mirë pas intervenimit kirurgjik.

Drejtori i ORL’së ka postuar edhe fotografi të stafit të QKUK që realizuan ndërhyrjen e komplikuar, sikurse edhe të fëmijës së shpëtuar.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page