Mot i mirë gjatë fundjavës në Kosovë, nga e hëna më ftohtë
- rilindjashqiptare
- Mar 15, 2018
- 1 min read

Në Kosovë sot pritet të ketë mot të ndryshueshëm. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë dhe ato do të sillën në mes 5 e 14 gradë Celsius.
Në fundjavë pritet ndryshim i motit. Të shtunën pasdite vranësirat do të marrin karakter zhvillimi e mund të sjellin edhe reshje shiu.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të dielën.
Temperaturat do të shënojnë rënie graduale, kështu që gjatë javës së ardhshme në orët e mëngjesit mund të ketë ngrica, kurse në viset malore edhe reshje bore.
Comments