top of page
123.jpg

Fundjava me mot jostabil, me shtrëngata me shi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 4, 2018
  • 1 min read

Fundjava me mot jostabil, me shtrëngata me shi.

04.05.2018 - Vorbulla ciklonike nga Afrika veriore ka depërtuar mbi detin Mesdhe në perëndim të Italisë, ku në ditët e fundjavës do të kushtëzoj mot jostabil me shtrëngata me shi edhe në vendin tonë. Në fillim të javës fusha të presionit të ulët nga ky ciklon do të zhvendosen nga jugu i rajonit, që do të vazhdojnë të krijojnë kushte për mot me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

5.05-6.05 - Mot me vransira dhe intervale me diell. Të shtunën priten zhvillime të shtrëngatave me shi që do të jenë të shpërndara mbi territorin e vendit tonë, ndërsa ditën e diel pritet të jenë më të përhapura. Vende-vende reshjet parashihet të jenë më intenzive.

7.05 - Mot kryesisht me vransira dhe të reshura lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.

8.05-9.05 - Të martën mot me vransira dhe diell, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë mot kryesisht me vransira dhe reshje të shpërndara shiu, kryesisht në orët e pasdites. Në ditët në vijim masa të ftohta ajrore që po depërtojnë mbi Evropë nga Atlantiku, pritet të shtrihen edhe mbi rajon, duke zbritur në fillim të javës temeperaturat në vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e ato maksimale do të zbresin nga 25C, të shtunën, deri në 18C, në fillim të javës

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-13m/s.

Shtypja atmosferike, do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të pësojë rënie.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page