top of page
123.jpg

Rrjetet sociale mund të jenë përgjegjëse se përse fëmijët po ndihen të vetmuar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2018
  • 1 min read

Një numër i madh i fëmijëve janë duke kontaktuar me ‘Childline’ për ndjenjat e izolimit dhe vetmisë që i ndjejnë.

Kjo kompani, në bazë të disa hulumtimeve tjera që i ka kryer, ka zbuluar se pothuajse 80% e këtyre fëmijëve janë vajza, të cilat pohojnë se ndihen keq për veten e tyre kur e krahasojnë veten me tjerët në rrjete sociale.

Një djalosh adoleshent ka thënë për ‘Childline’: “Së fundmi kam filluar të ndihem tejet i izoluar dhe vetmuar. I shoh të gjithë miqtë e mi në rrjete sociale duke kaluar mirë dhe kjo më pikëllon, ndihem sikurse askujt nuk brengoset mjaftueshëm sa për të më ftuar edhe mua. 

Disponimi vetëm po më keqësohet dhe kjo është duke ndikuar në performancën time në shkollë. Nuk dua të ndihem i vetmuar më”, transmeton Gazeta Express. Themeluesja e Childline’, Dame Esther Rantzen, ka thënë se vetmia duhet të merret si çështje serioze pasi që mund ta dëmtojë shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës. 


ความคิดเห็น


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page