top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 8, 2018
  • 1 min read

Situata meteorolologjike do të stabilizohet gjatë javës së ardhshme, përjashtuar ditën e hënë dhe pjesërisht të martën ku pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kështu thotë në një njoftim për media, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

“Nga e mërkura sërish do të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme duke ju përgjigjur mesatareve të viteve tjera. Të ënjtën sërish kushte për reshje shiu por që nuk do të reflektohen në uljen e vlerave termike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksiamale deri 6 metër për sekond. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page