top of page
123.jpg

Historia e të moshuarit që del buzë detit me foton e gruas që nuk është më

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 9, 2018
  • 1 min read

Një foto që të trishton dhe të ngroh zemrën në të njëjtën kohë po bën xhiron e botës. Në të duket një zotëri i moshuar që i ka hedhur krahun një kornize në të cilën ndodhet gruaja e tij e ndjere dhe “të dy” po shijojnë pamjen. I moshuari ka disa ditë që është shfaqur përgjatë bregdetit të Gaetës, në Latina të Italisë dhe ulet gjithnjë aty, në të njëjtin vend dhe rri me orë të tëra pa lëvizur. Fotografia prekëse është kapur Giorgio Moffa dhe pas postimit në llogarinë e tij në Facebook, është bërë virale. Në postimin e tij autori i fotos shkruan: Unë nuk e njoh këtë njeri të mrekullueshëm, por di vetëm që se dashuria e tij për bashkëshorten është patjetër një dashuri e madhe. E pashë teksa qante. Unë mendoj se burra të tillë nuk lindin më. Duke ju dërguar një përqafim të fortë, mik i dashur, ju jeni një njeri i madh “.


Opmerkingen


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page