Kujdes, shkaku i kësaj pajisje po ju vinë fatura të larta të energjisë
- rilindjashqiptare
- Jul 14, 2018
- 1 min read

Vetëm karikuesit e telefonave shpenzojnë rreth 26 wat në ditë kur qëndrojnë në prizë pa u përdorur.
Karikimi i laptopit është gjithashtu shpenzim energjie, duke konsumuar 4.42 wat kur nuk është në përdorim dhe 29.48 wat kur është në prizë dhe laptopi është i karikuar totalisht. Por çfarë mund të bëni për të kursyer sa më shumë energji elektrike? Testojeni shtëpinë për përdorim të tepërt të energjisë:
Për të kontrolluar nëse në shtëpinë tuaj energjia po shkon dëm, kontrolloni matësin e energjisë elektrike, duke fikur më parë gjithçka. Nëse ai vijon të xhirojë do të thotë se pajisjet vijojnë të konsumojnë energji. Hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni:
Një ndër mënyrat më të zakonshme për të parandaluar shpërdorimin e enegjisë është që të hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni.
Prizat zgjatuese mund të jenë një zgjidhje e mirë, pasi me një buton të vetëm mund të fikni disa pajisje njëherazi. Hiqni pajisjet e tepërta:
Nëse keni një frigorifer dytë apo pajisje tjetër të tepërt të cilën nuk e keni të domosdoshme, duke e hequr, do të kurseni energji elektrike.
Comments