top of page
123.jpg

Si të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë që në përpjekjet e para

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 25, 2018
  • 1 min read

Të qenët fertil do të thotë të jesh i aftë të ngjizës një shtatzëni ! 

Mund të mos keni probleme të tilla (si ju edhe partneri) e sërisht testi i shtatzënisë të dalë negativë ! 

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar !

Jo të gjitha përpjekjet rezultojnë të suksesshme që në fillim, ndaj po ju tregojme disa mënyrë si të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë!

Pirja e duhanit ndikon në cilësinë e vezës! Një grua mund të kalojë më shpejtë në menopuazë dhe rritet rreziku i shtatzënisë jashtë mitre, transmeton living.al.

Përdorni prezervativët

Natyrisht jo gjatë periudhës kur jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë (ju kujtohet se si bëhen bebet, apo?). 

Por nëse nuk jeni në një marrëdhënie afatgjatë, nëse jeni një grua që kryeni marrëdhënie të pambrojtur, duke u ekspozuar ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshëm, mund të rrezikoni fertilitetin tuaj! Kjo për shkak se klamidia dhe gonorreja (dy nga SST më të zakonshme) mund të shkaktojnë bllokim të tubave.

Koha ka rëndësi

Marrëdhëniet seksuale me qëllim ngjizjen e vezës janë më të suksesshme gjatë kohës së ovulimit. Për shumicën e grave, kjo kohë përkon rreth 14 ditë para ciklit.

Ulni nivelin e kortizolit (pra mos u stresoni) Nivelet e larta të kortizolit mund të ndikojnë në fertilitetin si të gruas ashtu edhe të burrit.

Mos përdorni lubrifikantë, sepse këta të fundit mund të ndërhyjnë në procesin e ngjizjes duke ia bërë spermës më të vështirë lëvizjen drejt vezës. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page