top of page
123.jpg

“Çmenden” temperaturat, ja kur do kapin pikën ekstreme të termometrit!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 2, 2018
  • 1 min read

Mbi territorin e Shqipërisë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në territor duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Ndërsa shtrirja bregdetare mbetet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme, më të theksuara kthjellimet në bregdetin Jugor.

Gjatë natës vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira të dobët në zonat Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremet termike nga 16 në 38°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page