top of page
123.jpg

Kosovën e pret mot “përvëlues” ditët në vijim (Tabela)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 8, 2018
  • 1 min read

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell edhe në ditët në vijim Fushat e presionit të lartë tashmë kanë filluar të shtrihen edhe mbi rajonin tonë duke sjellur mot më stabil dhe kryesisht me diell, megjithëse të hënën dhe të martën, vende-vende pati rrebeshe të izoluara shi, kryesisht në pjesët veriore të vendit. Vala e të nxehtit nga Europa perëndimore në ditët e ardhshme do të vazhdojë të depërtojë mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta sikur në vendet tjera europiane. Ditëve në vijim pritet të mbajë mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell. 9.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët. 10.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. 11.08-12.08 – Të shtunën mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel mot i mirë, kryesisht me diell. 13.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page