"The Jungle Book" s’është më film për fëmijë
- rilindjashqiptare.info
- Apr 11, 2016
- 1 min read

Skenat me të cilat hapet ribërja e filmit janë larg të qenit komforte. Djaloshi jetim, Mowgli, bredh i vetëm në pyllin e egër, xhungla e zymtë e krijuar në kompjuter.
Atmosfera premton aventura të rrezikshme. Mowgli, personazhi kryesor është i vetmi aktor real i portretizuar nga Neel Sethi, shkruan “Deutsche Welle”, transmeton “Koha Ditore”. Për rolin e tij debutues, aktori 11 - vjeçar është çuditërisht shumë profesionist që ka një ton naiv dhe në të njëjtën kohë energjik.
Të gjitha krijesat e tjera në xhungël janë të animuara me kompjuter dhe flasin me shprehje brilante të fytyrës që e bën dialogun e tyre të duket shumë natyral. Zërat e kafshëve janë huazuar nga një kastë e mrekullueshme aktorësh.
Pantera i zi Bagheera, i cili mundohet që ta mbrojë djaloshin e vogël, ka zërin e Ben Kingsley. Zëri i Bill Murrayt është përdorur për Baloo, ariun përtac i cili bëhet shoku më i mirë i Mowglit.
Scarlett Johansson ka zërin perfekt dhe tërheqës për gjarprin Kaa, e cila e vë në kurth djaloshin e vogël në njërën prej skenave. Yje të tjerë, përfshirë Idris Elba, si tigri i rrezikshëm, Shere Khan dhe Christopher Walken, si orangutangu King Lie, po ashtu mundohen që të vënë Mowglin në kurth.
Në këtë film i cili zgjat 106 minuta, regjisori Jon Favreau - i njohur për filmin “Iron Man” - sjell një seri të aventurave që vijnë përmes detajeve në format 3D të luginave dhe pyjeve antike...
Comentarios