top of page
123.jpg

Mustafa për refuzimin e VV-së: Nuk e konsideroj letër zyrtare

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jan 16, 2020
  • 1 min read

Kreu i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar lidhur me letrën qe Vetëvendosje ia dërgoi kësaj te pares ku refuzoi zyrtarisht propozimin që LDK-ja ia ka bërë dje.

Sipas Mustafës, kjo letër nuk është zyrtare. 

“Nuk e konsideroj këtë zyrtare dhe që është përgjigje zyrtare. Është një letër, kështu me cilësime që nuk janë shumë zyrtare”. 

“Ajo që mund t’ju them është që jemi të interesuar ta përfundojmë këtë proces, të gjejmë rrugë për marrëveshje, në mënyrë që të themelohen institucionet dhe të mos vazhdojë akoma kjo agoni”. 

Në komunikimin e shkurtër që pati për media, Mustafa kërkoi nga Vetëvendosje që të japë kondtibutin e saj për arritjen e marrëveshjes. 

Ndër të tjera ai pohoi se ka komunikim direkt me kreun e VV-së, Albin Kurti. 

“Komunikim gjithmonë kam pasur direkt. Gjithmonë shkruhemi dhe komunikojmë lidhur me mbajtjen e takimeve dhe ne nuk mund t’i instruktojmë se si do të komunikojnë ata”. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page