top of page
123.jpg

Ish-Kryeministri Haradinaj: Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 27, 2020
  • 1 min read

Ende pa përfunduar konferenca e kryeministrit, Albin Kurti, që dha lajmin se nga data 15 mars do të largojë tarifën 100 përqind për lëndën e parë të Serbisë, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj e ka quajtur atë mashtrues.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ai është përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

“Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas konsultës me institucione të ndryshme, ka ardhë në përfundim që nga 15 marsit të hiqet tarifa 100 për qind ndaj lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kurti në një konferencë për media ka thënë së nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën për ç’njohje ndaj Kosovës, Qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinja në nëntor të vitit 2018 ka vendosur një tarifë 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Faktori ndërkombëtar e ka kundërshtuar këtë vendim të qeverisë së kaluar.

Ky vendim ka shkaktuar edhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page