top of page
123.jpg

Djathi zvogëlon rrezikun nga diabeti

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 16, 2016
  • 1 min read

Nëse jeni nga ata persona që shmangin djathin për shkak të mbajtjes së linjës, mendoni përsëri. Studimet më të reja kanë treguar që djathi zvogëlon rrezikun nga fitimi i diabetit të tipit 2, i cili më së shpeshti lidhet me peshën e tepruar trupore.

Hulumtimi është bazuar në ndikimin e përbërësve ushqyes të djathit në diabet. Rezultatet kanë treguar që ata të cilët hanë djathë kanë 12 për qind më pak shanse për t’u sëmurë nga diabeti.

Shkencëtarët nuk janë tërësisht të sigurt pse kanë fituar rezultatet të tilla. Produktet tjera të qumështit nuk kanë treguar asnjë efekt të dobishëm dhe për këtë arsye besojnë që kjo është e lidhur me procesin e fermentimit, i cili ndodhë gjatë kohës së bërjes së djathit, transmeton Gizmodo.

Sigurisht, duhet të theksohet edhe që pesha e tepruar trupore ka rrezik të madh për të fituar diabet, prandaj konsumimi i sasive të mëdha të djathit në përpjekje për të shmangur diabetin edhe nuk është hapi më i mençur.

Yorumlar


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page