top of page
123.jpg

Bedri Selmani i identifikuar nga AKP-ja si uzurpatori më i madh i pronës shtetërore largohet nga Kos

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 18, 2016
  • 2 min read

Bedri Selmani, emri i të cilit figuron në listat e AKP-së si uzurpatori më i madh i pronës shoqërore, ka disa muaj që është larguar nga vendi. Ai më herët është ankuar, siç thoshte, ndaj padrejtësive që ia kanë bërë, me ç’rast ka kërkuar miliona euro dëmshpërblim nga shteti

Biznesmeni i fuqishëm kosovar, Bedri Selmani, emri i të cilit ka figuruar në listat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) si uzurpatori më i madh i pronës shoqërore në vend, është larguar nga Kosova. Burime të ndyeshme bëjnë të ditur se Selmani ka disa muaj që po e zhvillon aktivitetin e tij biznesor në Kroaci, pasi AKP-ja ia mori 12 pikat e shitjes së derivateve të naftës “Kosova Petrol” në qytetet kryesore të vendit.

Sipas listës së AKP-së me emrat e uzurpatorëve, Selmani ka pasur të uzurpuara pika të derivateve të naftës në Prishtinë, në Prizren, në Ferizaj, në Vushtrri, në Istog, etj.

Selmani që nga paslufta, falë lidhjeve të tij me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kishte arritur të marrë në shfrytëzim rrjetin e pompave të derivateve “Ina” dhe “Jugopetrol” falë një kontrate të nënshkruar gjatë administratës së UNMIK-ut, të cilat i kanë siguruar një qarkullim prej qindra miliona eurosh.

Selmani, i cili kishte qenë edhe deputet i PDK-së gjatë periudhës 2001-2004, kur kjo parti drejtonte Qeverinë e Kosovës, e kishte lënë shpeshherë në dispozicion edhe hotelin e tij në Prishtinë “Hotel Victory” për organizimin e aktiviteteve partiake.

Mbi 8 milionë euro borxh AKP-së

Burime të besueshme bëjnë të ditur se Selmani i ka borxh Agjencisë Kosovare të Privatizimit më shumë se 8 milionë euro në emër të qirasë së papaguar për pikat e shitjes së derivateve që ka pasur në shfrytëzim për më shumë se një dekadë.

Ndaj personit në fjalë tashmë janë bërë disa padi. Borxhi i këtij personi ndaj AKP-së është më i madh se 8 milionë euro.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page