top of page
123.jpg

SOT NDAHEN ÇMIMET PRESTIGJIOZE PULITZER

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 18, 2016
  • 1 min read

Fituesit dhe finalistët e nominuar për vitin 2016, për çmimin prestigjioz Pulitzer, do të mësohen sot në New York.

Çmimet Pulitzer, konsiderohen si shpërblimet më të lakmuara në gazetarinë amerikane. Ky çmim nderon arritjet në gazetarinë e shtypit dhe atë online, e poashtu edhe arritjet në letërsi dhe komponim të muzikës.

Çmimet ndahen çdo vit në 21 kategori të ndryshme. Në 20 prej kategorive, shpërblimi konsiston në ndarjen e një certifikate dhe shume parash prej 10 mijë dollarësh.

Fituesi i kategorive për shërbime publike në gazetari, i cili zakonisht shkon te organizatat mediale, e jo te individët, pranon një medalje të artë.

Kategori të tjera të çmimeve përfshijnë gazetarinë hulumtuese, raportimin ndërkombëtar dhe kombëtar, raportimin e lajmeve të përgjithshme, reportazhet, komentet, karikaturat dhe fotografinë.

Letërsia përfshin poezinë, dramën, biografinë, historinë, fiksionin dhe novelën.

Kjo ceremoni, e administruar nga Universiteti Columbia në New York, këtë vit shënon 100 vjetorin e ndarjes së çmimeve.


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page