Gruaja që ishte me Agim Madanin dyshohet të jetë nga Kosova
- rilindjashqiptare
- Apr 19, 2016
- 1 min read

Derisa trupi i të shumëkërkuarit nga autoritetet kosovare dhe ato shqiptare Agim Madanit, u identifikua nga fotot e fëmijëve që kishte me vete, mbetet ende mister gruaja që u gjet e vdekur bashkë me të.
Eshtrat e tij, bashkë me të gruas që ndodhej me të, janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të konfirmuar jo vetëm identitetet, por edhe shkaqet e vdekjes së tyre.
“Panorama” shkruan sot në lidhje me gruan e pajetë, mendohet se ajo mund të jetë nga Kosova, pasi në disa qytete e fshatra matanë kufirit zhvillonte aktivitet, në grabitje e plagosje Agim Madani.
Stadi i dekompozimit të trupave të dy viktimave, të cilat u gjetën nga një bari në fshatin Mejdan të Tropojës, ka treguar për policinë se bëhet fjalë për një vdekje të ndodhur prej më shumë se 6 muajsh.
Comentários