Laboratori sekret i Apple që po ndërton produktin e ri më të rëndësishëm të Apple
- rilindjashqiptare
- Apr 19, 2016
- 1 min read

Apple po punon shumë për një tip të ri produkti, nëse shumë raportime nga burime të ndryshme të pavarura janë për tu besuar, dhe është diçka që kompania nuk e ka ndërtuar asnjëherë më parë.
Tani një raportim i ri ka dalë dhe mund të ketë zbuluar një laborator sekret ku punëtorët e Apple po bëjnë kërkime mbi këtë produkt të ri emocionues.
Fansat e Apple ndoshta kanë menduar që laboratori sekret është i lidhur planet e përfolura të Apple për Apple Car. Sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung laboratori sekret i Apple ndodhet në Berlin, ku 15-20 punonjës me njohuri në inxhinieri, programim, hardware, dhe shitje po punojnë për një makinë e cila do të lëshohet dikur në të ardhmen.
Apple Car pritet të shëtisë rrugët në vitin 2019 ose 2020, thotë raportimi, por nuk është ende e qartë nëse ky model i parë do të vijë me aftësi vetë-drejtuese, siç është thënë më parë.
Makina mund të krijohet nga kompania prodhuese e pjesëve të makinës, Magna, e cila zotërohet nga miliarderi austriak-kanadez Frank Stronach. Raportime të mëparshme kanë spekuluar që edhe BMW mund të jetë një ndër konkurrentët që mund të ndërtojnë makinën e parë Apple.
Përveç njerëzve që punojnë në laboratorin sekret të Berlinit, Apple ka punësuar shumë ekspertë makinash gjatë viteve të fundit, duke përfshirë ish-punonjësit e Tesla, Ford dhe Mercedes-Benz.
Comentarios