Trualli për Teatrin e Operës dhe Baletit, në kontest pronësor
- rilindjashqiptare
- Apr 20, 2016
- 1 min read

Prishtinë, 20 prill - Trualli ku shteti ka investuar mbi një milion euro për projektin e teatrit të operës dhe baletit “Dr.Ibrahim Rugova” është në kontest pronësor.
Familja Havolli pretendon se është pronare e pjesës prej 1 hektar e 32 arësh në parcelën prej 2.6 hektarësh, afër Fakultetit Teknik. Për këtë familja Havolli bazohet në një vendim të vitit 1998, të lëshuar asokohe nga Ministria e Financave në Beograd.
Aktualisht çështja është në dorë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Familja që nga paslufta ka kërkuar t’i kthehet prona. Sipas avokatit Basri Jupolli, që përfaqëson familjen Havolli në Gjykatë, Komuna e Prishtinës nuk e ka respektuar kurrë vendimin.
Një gjë e tillë nuk ishte bërë as kur është dhënë leja për ndërtimin e Teatrit përderisa përkundër kësaj me një ceremoni shtetërore qe vënë guri themeltar më 2009. Asokohe pasardhësit e të ndjerit Sahit Havolli ishin mobilizuar për të lajmëruar institucionet se janë në kontest pronësor me
Komunën e Prishtinës dhe se lënda është në gjykatë. Ata kishin hasur në vesh të shurdhër.
Përderisa një komision i Ministrisë së Kulturës është duke zhvilluar takime për të implementuar një projekt të ri në të njëjtin lokacion, të enjten e kësaj javë në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seancë për këtë kontest.
Comentários