top of page
123.jpg

Thëniet më të mira për ditën e sotme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 23, 2016
  • 2 min read

Këto janë disa thënie të mençura që janë pjesë e realitetit tonë dhe që janë shumë të vërteta.

1. Çdo moment i keq mund të përmirësohet nga vetëm një person i dashur!

2. Kurrë nuk do të njohësh një person të fortë, i cili nuk ka pasur një të kaluar të vështirë!

3. A beson në mrekulli? Jo. Shumë keq, gjithmonë duhet të kesh besim në vetvete!

4. Gjithmonë ëndërroj ditën kur dikush do të më përqafojë dhe do të më thotë: “E di që jeta është e vështirë, por çdo gjë do të rregullohet!

5. Ja merre këtë çokollatë dhe këto 8 milion euro! Nëse jeni duke ëndërruar tani, kurrë mos e fajësoni vetën për asgjë!

6. Ata që i keni pranë gjithmonë, janë personat më të vlefshëm që do t’i keni tërë jetën!

7. Lumturia do të vijë në momentin kur ndaloni së pyeturi vetën për gjërat që nuk i keni!

8. Ai që nuk kërkon asgjë, ka gjithçka Netët e qeta vijnë në dy mënyra: Kur askush nuk ka nevojë për ju, dhe kur ju nuk keni nevojë për askënd!

9. Të mos rreshtni së luftuari për ëndrrat tuaja, është suksesi juaj më i madh!

10. Provoni të ndryshoni vetën tuaj, dhe do të kuptoni sa e vështirë është të ndryshoni të tjerët!

11. E veçanta në jetën tuaj është që jo gjithmonë të fitoni, por asnjëherë të mos dorëzoheni!

12. Thoni gjëra të mira vetës suaj, shpejt do të harroni kush i ka thënë ato, mirëpo e vërteta do t’ua përkujtoj!

13. Dy gjëra ju përshkruajnë kush jeni: Qëndrimi juaj kur nuk keni asgjë, dhe qëndrimi juaj kur keni gjithçka!

14. Mos e merrni për dobësi heshtjen time, se nëse unë flas, ju nuk do të mund ta përballoni!

15. Mos i besoni njerëzit që nuk e duan vetën dhe ju thonë juve "të dua"..!

16. Një afrikan ka thënë: Ke kujdes kur një person i zhveshur ju ofron bluzën e tij!

17. Janë dy arsye pse nuk duhet t’iu besoni njerëzve: E para, nuk i njeh. E dyta, fillon t’i njohësh!

18. Vetmia nganjëherë është mikesha më e mirë…nuk te flet, nuk të shqetëson,nuk të bën kurrë pyetje, thjesht rri dhe të bën shoqëri!

19. Ai që këshillon dikë në fshehtësi, vërtet e ka këshilluar, e ai që këshillon dikë në prani të të tjerëve, vetëm se e ka turpëruar!

20. Mos ndiq askënd… një person që të vlerëson ecën përkrah teje!

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page