top of page
123.jpg

Pse femrat ndihen më të shqetësuara se meshkujt?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 26, 2016
  • 1 min read

Leonard Sax, hulumtues i këtij studimi ka treguar se vajzat ndjehen më të palumtura me trupin e tyre në adoleshencë sesa meshkujt.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak se vajzat i përdorin rrjetet sociale për të postuar fotografi personale për të treguar se sa të lezetshme duken, ndërsa pjesa dërrmuese e djemve postojnë fotografi të gjërave që i kanë arritur, si p.sh. ndonjë medalje apo çmim tjetër, transmeton Telegrafi.

Për shkak të kësaj, shumë vajza rrezikojnë të kenë probleme me vetëbesimin, gjë që paraqet rrezik për gjendjen e tyre emocionale.

Nëse një djalë poston fotografi të një çmimi që e ka fituar dhe askush nuk e pëlqen atë, mundësitë janë të mëdha që ai nuk do të brengoset sepse veçse e ka fituar atë trofe, ndërsa nëse një vajzë nuk merr pëlqime për bukurinë e saj, atëherë normal që do të ketë ndikim të keq te ajo.

Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar se djemtë kanë tendenca të mendojnë se jetët e tyre janë interesante dhe ata më shumë kalojnë kohë duke luajtur video-lojëra sesa duke bërë selfie.

Ky studim është një arsye më shumë se përse duhet të luftojmë më shumë për barazinë gjinore, sepse vajzat duhet të ndjehen më të relaksuara, njëjtë sikurse djemtë.


댓글


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page