top of page
123.jpg

Nesër, pa rrymë mbesin këto fshatra e qytete

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 28, 2016
  • 1 min read

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte. Kësisoj, në Klinë, më 29.04.2016 në do të shkyçet dalja 10 kV Volljaku prej orës 11:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Vetrenarija Deiq, Motel Nora, Betonjerka e elementeve të betonit, Furra e bukës (AzemKolica), Guri i zi, Xehroret e boksitit, Lagjja Nora, Pomp Bezine G. Berisha Volljak, RTM-Reggio Terzo Mondo dhe SHPK Elezaj. Arsyeja e shkyçjes: kyçja e trafostacionit Qendra sportive Klinë.

Më 29.04.2016, në Istog do të shkyçet dalja 10 kV Dubrava prej orës 11:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dubravë, Kovragë, Serbobran, Llukac i Thatë, Vëriq, Kerrnine, Padalishtë, Shushicë, Rakosh, Uqe, Suhogerël, Cerkolez. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë dhe i ormanit, projekti -LV-BOX.

Po më 29.04.2016, në Gjakova 1 do të shkyçet dalja 10kV Beci nga ora 09:00-12:00 dhe prej orës 15:00-17:00. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: KFOR-Aeroporti, Osek Pasha, Trakaniqi, Qerimi, Lug-Bunari, Sopoti, Beci. Arsyeja e shkyçjes: punime në projektin “Zgjerimi dhe Përforcimi I Rrjetit 2015“, LOT 8 Gjakova për arsye te energjinizimit te dy TSSH te ri 250 kVA dhe 100kVA.

Në Ferizaj, do të shkyçet dalja 10 kV Gaçka prej orës 11:00 deri në orën 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Greme, Gaqka, Burniku, Izhanci, Kashtanjeva, Semaja, Bainca, Prushaj dhe Sllatina. Shkaku i shkyçjes: ngritja e shtyllave në LP ekzistues 10 kV.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page