top of page
123.jpg

Vjen një lajm shumë i mirë për Kosovën nga Amerika , Çmendën serbët !

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 28, 2016
  • 1 min read

Kodi telefonik i Kosovës

E përditshmja amerikane “US Today” ka botuar një shkrim dedikuar Kosovës dhe përpjekjeve për të marr kodin telefonik. Në këtë shkrim përmenden bisedimet që janë duke u bërë që një kohë të gjatë, si në nivelin teknik dhe atë politik mes Kosovës dhe Serbisë, për të zgjidhur këtë çështje. Deri më tani, në këtë tekst, përmendet edhe fakti që Kosova është duke përdorur aktualisht prefiksin e ish-Jugosllavisë, tashmë të Serbisë, +381 dhe dy të tjerë për telefonit mobile (377) i Momakos dhe (386) i Sllovenisë. Mirëpo, Serbia, vazhdon ta pengojë zbatimin e kësaj marrëveshje. Hulumtuese në shoqërinë civile në Beograd, ka thënë për US Today, Gjurgja Gjukiq, pengimin e kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë e quan si “luftë të simboleve”. Sipas saj, bllokimi i Serbisë po shihet si mënyrë për të minimizuar “paraqitjen e Kosovës si shtet të pavarur në aspektin simbolik”. Por, të pasuri kod telefonik, sipas Edita Tahiri, shefe e grupit negociator në bisedimet e Brukselit, është një “gjë e madhe”. “Kosova nuk do të ketë më dy apo tre kode, siç i ka tani”. Mirëpo, siç shkruhet në këtë artikull, jo çdo ndryshim mund të ndodhë brenda natës. Edhe nëse do të dakorodoheshin për këtë çështje të dy palët, zbatimi nuk do të mund të arrihej para një viti sipas organizatës së OKB-së për telefoni.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page