top of page
123.jpg

Bakshishi më i madh që Meda ka marrë ndonjëherë..!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 2, 2016
  • 1 min read

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Mehdin Përgjegjaj-Meda ishte i ftuar këtë javë në emisionin ‘’1 Kafe me Labin’’.

Meda gjatë emisionit i është përgjigjur pyetjeve të moderatorit të këtij emisioni, Labinot Gashi-Labit.

Në pyetjen se cili ka qenë bakshishi më i madh të cilin e ke marrë? Meda është përgjigjur se bakshishin më të madh që e ka marrë ndonjëherë ka qenë në Australi. Por, shumën e këtij bakshishi ai nuk ka dashur ta bëjë të ditur duke shtuar se ai gjithnjë bakshishet i ndanë me të tjerët.

Përveç kësaj, në mesin e shumë pyetjeve në të cilat është përgjigjur Meda, ka qenë edhe përzgjedhja e kryetarit dhe kryetares së estradës. Në këtë pyetje Meda ka thënë se për seriozitet si kryetare të estradës e zgjedhë Shkurte Fejzën, ndërsa për kryetar, të madhin siç e ka quajtur ai, Sabri Fejzullahun.

Ndërkaq, për hajgare si kryetar të estradës Meda ka thënë se e kishte zgjdhur veten, ndërsa për kryetare ndonjë këngëtare që është më e bukur.

Ndërkohë, rikujtojmë që Meda është këngëtar shumë i dashur për publikun, i cili sa herë që lanson një këngë, padyshim që bëhet hit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page