top of page
123.jpg

Pse ora është e ndarë në 60 minuta dhe pse minutat janë të ndarë në 60 sekonda?

  • riindjashqiptare
  • May 8, 2016
  • 1 min read

Të parët që e organizuan kohën në këtë mënyrë që është dhe sot kanë qenë Babilonasit . Falë tyre viti ishte ndarë në 12 muaj sipas 12 fazave hënore dhe ishte logjike që dita dhe nata të ndaheshin secila në 12 orë duke korresponduar me të 12 fazat e vitit . Presupozohet se kanë qenë po babilonasit ata që e kanë ndarë orën në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda sepse 60 ishte numri më i madh të cilin babilonasit i kishin dhënë një emër.(sistemi gjashtëdhjetor)

Ora dhjetore , Më 1793 u bë një tentativë për të përdorur sistemin dhjetor për orën dhe minutat . Këshilli i Republikës Franceze vendosi që ditë-nata të ndahej në 20 orë me nga dhjetë orë secila . Çdo orë të ndahej në 100 minuta dhe çdo minutë në 100 sekonda .

Ky sistem filloi në përvjetorin e themelimit të republikës . Viti ishte i përbërë nga 12 muaj me nga 30 ditë dhe 5 ditë shtesë që nuk bënin pjesë tek asnjë muaj në veçanti . Reforma ndikoi dhe në organizimin e javës po në favor të dekadës , tre dekada (tre javë me nga dhjetë ditë secila) bënin një muaj.

U prodhuan edhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetësh në 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtë reformën duke e kthyer gjithçka në normalitet . Ora dhjetore u propozua përsëri në 1998 nga Swatch që e quajti Beat për të matur kohën në internet . Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page