top of page
123.jpg

Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në "Antalya Expo 2016"

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 9, 2016
  • 2 min read

Si duket pranvera ka filluar mirë për Kosovën , në Expo 2016 në Antalya të Turqisë , Kosova është duke u përfaqësuar dinjitetshëm me pavijoni dhe kopshtin e saj .

Krahas kësaj pranimi në UEFA dhe liberalizimi i vizave si dhe shumë shpejtë pranimi në FIFA .

Në Antalya të Turqisë ditë më parë është hapur ekspozita “EXPO2016”, ku po marrin pjesë më shumë se 50 Shtete . Pjesë e kësaj ekspozite është edhe Kosova me pavijonin e sa j.

Në pavijonin e saj Kosova nuk ka produkte që shet , por aty vizitorët njoftohen me prodhimet bujqësore të cilat prodhohen në Kosovë .

Pjesë e kësaj është edhe video kampanja “M’don .. S’më don”, që dikur kanë luajtur fëmijët .

Në këtë ekspozitë Kosova , po përfaqësohet dinjitetshëm , ku është pavijoni që ka vizitorë më shumë dhe interesim të madh për t’u njohur me Kosovën .

Përfaqsuesit dhe Projektuesit e kampanjes , Maden Grup dhe Agrocop , kanë vlersuar

se : “Tema e përzgjedhur nga ne ka qenë “m'don .. s’më don”nga se me këtë më së miri i prezantojmë lojërat e harruara të fëmijëve në natyrë . Shmangia nga natyra dhe afrimi me teknologjinë paraqet një epokë të re të zhvillimit të fëmijëve . Koha do ta shpalos më të mirën .

Ne pjesën jashtë pavijonit , oborri , është i shtrirë në një teren jo të rrafshët të mbjellur me lule “Gazania Kiss Yelloë” si dhe trëndafila “Mona Lisa” me të cilat m’veshet fasada anësore . Fëmijët (dy vajza nga Kosova të veshura në të bardha, me kurora në kokë) në hyrje i mirëpresin vizitorët me kurora lulesh , të cilat janë të punuara në terren nga vetë ato . Ndërsa në pjesën e brendshme , pavijoni karakterizohet me vija të drejta , të cilat të orientojnë nga do që kalon . Brendësia e saj e përbërë nga katër mure të bardha të larta , dyshemeja e bardhë , nga perdet e bardha e transparente tregojnë qeltësinë dhe shpirtin e lirë , por në rastin tonë tregojnë botën e një fëmije të njomë , i cili nuk dinë shumë për botën e jashtme ".

Natyra me bukurinë e saj në këtë hapësirë është pasqyruar përmes televizionit të bardhë i vendosur mbrapa perdeve të bardha. Në televizion luhet një video ku paraqiten dy fëmijë të vegjël të cilët luajnë në hapësirën e natyrës të rrethuar me lule të verdha plot aromë . Ulëset nga të cilat mund të shikohet videoja janë të bardha nga plastika vetëm për një person e nga të cilat marrim një ndjenjë të ftohtë dhe e shikojmë sesi në këtë kohë jemi gjithnjë e më shumë të vetmuar sesa të rrethuar nga familja e nga shoqëria .


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page