Këta janë dhjetë finalistët e parë të Eurosongut
- rilindjashqiptare
- May 10, 2016
- 1 min read

Janë mësuar emrat e dhjetë finalistëve të parë të Eurovisionit 2016 .
Azerbeixhani , Rusia , Holanda , Hungaria , Kroacia , Austria , Armenia , Republika Çeke , Qipro dhe Malta janë Shtetet që u kualifikuan nga gjysmëfinalja e parë e edicionit të sivjetmë që po mbahet në Suedi .
Në gjysmëfinalen e dytë , që zhvillohet të enjten , merr pjesë edhe Shqipëria që përfaqësohet nga Eneda Tarifa me këngën e titulluar “Përrallë”.
Comments