top of page
123.jpg

Shpjegimi i psikologes : 5 arsyet pse çiftet tradhtojnë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 9, 2016
  • 1 min read

Dikur i atribuohej kryesisht gjinisë mashkullore , ndërkaq tani , është një sinonim i barabartë për “gjynahet” edhe të femrave , edhe të meshkujve . Shkaqet , të cilat partnerët më së shpeshti i shtyjnë të kërkojnë “ngushëllim” jashtë lidhjes , janë të ndryshme .

Psikologia Susan Meyer, i shpjegon rastet të cilat shkaktojnë dëshirën për të tradhtuar .

Këmbejmë vetëm adresat Statistikat tregojnë që çiftet të cilët bëjnë jetë të ndarë dukshëm më shpesh tradhtojnë sesa ata që jetojnë bashkë. Problemi te çiftet që bëjnë jetë të ndarë është se shumë pak kohë kalojnë bashkë

Keqkuptimet Nëse partneri po ju thotë se ai nuk po ndien që po e vlerësoni dhe nuk po i kuptoni mjaftueshëm nevojat e tij, kuptojeni si shenjë alarmi. Dëgjojeni dhe reagoni shumë shpejt, nëse dëshironi ta shpëtoni lidhjen dashurore.

Cimerë, jo dashnorë Kur ndodh një situatë e tillë, partnerët jo rrallë kërkojnë kënaqësinë jashtë lidhjes. Nuk është e thënë detyrimisht të jetë fjala për tradhti fizike, mirëpo edhe ajo emocionale nuk është një formë më e lehtë se tradhtia. Përkundrazi.

Ndryshimet Fëmijët, ndërrimi i punës, kriza, vdekja e ndonjë familjari… Në jetë na ndodhin ndryshime drastike, ndërkaq ndodh që ato ndryshime të jenë shkaktare të kërkimit të ngushëllimit te ndonjë person tjetër.

Meritat Në rastet kur njëri ndër partnerët punon shumë dhe përpiqet që çdo gjë të jetë në rregull, ndërkaq tjetri injoron , atëherë mund të ndodhë goxha shpesh që respektimin partneri ta kërkojë diku tjetër, madje edhe për shkak se beson që meriton shumë më tepër .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page