top of page
123.jpg

Përjashtohet nga Eurovisioni , anëtarja e jurisë nga Rusia (VIDEO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 10, 2016
  • 1 min read

Vetëm disa orë para se të fillojë nata e parë gjysmë finale e Eurovisonit , EBU-ja ka përjashtuar njërin nga katër anëtarët e jurisë nga Rusia .

Siç ka njoftuar vetë EBU-ja në një deklaratë për media , kjo është bërë pasi njëra anëtare e jurisë nga Rusia , ka xhiruar dhe më pas ka lëshuar në internet përformancat e brendshme të dy këngëtarëve përfaqësues nga Armenia dhe Holanda .

Votimi në Eurovizion bëhet 50 përqind nga juria profesionale dhe 50 përqind nga votat e publikut .

Por para dy netëve gjysmëfinale , juritë e vendeve shohin këngët përfaqësuese në një transmetim të brendshëm dhe i votojnë këngët dhe përformancat të cilat pastaj do të jenë të njëjta në transmetimet e drejtpërdrejta .

EBU-ja ka njoftuar se e ka njoftuar televizionin Rus , RTR për vendimin e marrë . Televizioni është pajtuar dhe ka kërkuar falje për këtë veprim të anëtares së tyre të jurisë .

Gjithashtu televizioni Rus i ka kërkuar falje televizionit Armenes dhe atij Holandez për këtë veprim të anëtares së jurisë së tyre .

EBU ka njoftuar se votat e anëtarëve të tjerë të jurisë Ruse janë të vlefshme kurse deri në natën finale , televizioni Rus duhet ta zëvendësojë anëtaren e jurisë që është përjashtuar .

Megjithëkëtë , videoja që kjo anëtare e jurisë ka lëshuar në internet, është parë mijëra herë dhe është shpërndarë në internet .

Videon mund ta shikoni më poshtë .


Hozzászólások


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page