top of page
123.jpg

Sa miq të vërtetë kemi ? Studiuesit kanë gjetur një mënyrë për ta llogaritur

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 12, 2016
  • 1 min read

Ne nuk jemi shumë të aftë të gjykojmë miqësinë që kemi me njerëzit . Miqtë e vërtetë janë në fakt gjysma e atyre që ne i konsiderojmë të tillë .

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Tel Avivit dhe Institutit të Teknologjisë në Masaçusets . Studimi i publikuar në revistën “Plos One” ka krijuar një “algoritëm të miqësisë”, me anë të të cilit përllogarit në mënyrë objektive se cilat marrëdhënie miqësie janë të rëndësishme dhe reciproke .

Studiuesit kanë kryer eksperimente sociale me 84 persona dhe u kanë shtuar të dhënave të dala prej tyre përfundimet e një sondazhi për miqësinë , të realizuar me 600 studentë në Izrael , Europë dhe SHBA .

Falë këtij algoritmi është zbuluar një fakt surprizues .

“Vumë re se 95 për qind e pjesëmarrësve në sondazh besonin se marrëdhëniet e tyre të miqësisë ishin reciproke . Nëse mendon se një person është miku yt , ti pret që ai të mendojë të njëjtën gjë për ty , – thotë dr. Erez Shmueli, autor i studimit . – Por në të vërtetë nuk është kështu . Vetëm 50 për qind e të intervistuarve janë në kategorinë e miqësisë së dyfishtë, pra asaj të deklaruar nga të dyja palët” .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page