Kursimet e Qytetarëve e tejkalojë buxhetin e Shtetit
- rilindjashqiptare
- May 15, 2016
- 3 min read

Shuma e mjeteve materiale të kursyera të qytetarëve në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë , është më e madhe se sa buxheti i përgjithshëm i vendit.
Përderisa buxheti për këtë vit , kap shifrën rreth 1 miliard e 600 milionë euro , depozitat e qytetarëve janë një miliard më tepër , apo mbi 2 miliardë e 600 milionë euro .
Përveç kësaj vlere , qytetarët e Kosovës mjete të kursyera kanë edhe në valuta tjera , shuma e të cilave arrin në 127 milionë .
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , vërehet se nga vlera e përgjithshme , depozitat e ekonomive familjare kapin shifrën rreth 2 miliardë euro , kurse ndërmarrjet kanë të kursyera mbi 500 milionë euro .
Megjithatë , ekspertë për çështje financiare shumën e mjeteve të kursyera e konsiderojnë befasuese , por edhe shqetësuese .
Sipas tyre , Kosova ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë , kurse në anën tjetër , kanë arritur në mbi 2. 6 miliardë euro depozitat në banka .
E, shqetësues mbetet fakt i, se në mungesë të një ambienti të sigurt për investime , qytetarët obligohen që mjetet e tyre financiare t’i mbajnë të bllokuara në institucionet financiare , pavarësisht faktit se norma e interesit në depozita është jashtë zakonisht ulët .
Nazmi Mustafa , rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”, për Radion Evropa e Lirë , thotë se autoritetet kompetente duhet të krijojnë kushte që këto mjete të shfrytëzohen për biznese ose shërbime .
Në Kosovë ende nuk kemi një strategji zhvillimore , e cila në mënyrë racionale do t’i angazhonte këto depozita dhe atëherë norma do të rritet edhe në depozita , kurse përfitimi më i madh është për ekonominë dhe shtetin , pasi krijojnë një mundësi të rritjes së normës së Bruto Produktit Vendor , thotë Mustafa .
Eksperti për çështje financiare , Mejdi Bektashi , tregon se dekadën e fundit , për çdo vit ka pasur rritje të vlerës së depozitave . Arsyeja e mbajtjes së parave të ngrira , sipas tij , tregon pasiguri për të investuar , po njëherësh tregon besimin që qytetarët kanë ndaj institucioneve financiare që veprojnë në Kosovë .
Shpjegimi mund të jetë edhe ekonomik dhe tradicional . Unë besoj se një pjesë e madhe e këtyre mjeteve , janë të bashkatdhetarëve tanë që punojnë në botën e jashtme . Dhe , të njëjtat i mbajnë në Kosovë . Kurse në aspektin ekonomik , tërheqja e parave nga qarkullimi zvogëlon konsumin që mund të paraqitet edhe si pengesë për zhvillimin ekonomik .
Nazmi Mustafa , ndërkaq thotë se nevojiten programe të veçanta për shfrytëzimin dhe angazhimin e këtyre mjeteve .
Esenca e mosshfrytëzimit të këtyre mjeteve , është se nuk ka programe të cilat i mbështesin politikat makro-ekonomike zhvillimore . Dhe në atë kuptim del edhe siguria nga kompanitë e tilla , qoftë të investimeve të jashtme , të cilat janë shumë të vogla në Kosovë , qoftë edhe investime për diasporë . Është dëm i madh investues dhe ekonomik mbetja e këtyre depozitave të ngrira me një normë të ulët të interesit”, shprehet Mustafa.
Edhe Mejdi Bektashi , nuk e mohon faktin se te qytetarët ekziston edhe elementi i pasigurisë , që këto mjete t’i investojnë në prodhim apo shërbime tjera të caktuara .
Por , shpërndarja e këtyre mjeteve është e thellë pasi shumë qytetarë kanë shuma të vogla të deponuara dhe ato nuk mjaftojnë për të bërë ndonjë investim konkret”, shton ai .
Ndryshe, norma efektive e interesit për depozita të ekonomive familjare është 0.9 për qind , kurse për ndërmarrje 1.2 për qind .
Comments