top of page
123.jpg

Letra me Kaligrafi Kineze thyen rekord të shitjes në ankand

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 17, 2016
  • 1 min read

Një letër me kaligrafi kineze e shekullit të 11-të ka vendosur rekord të ri për shitjen në një ankand në Pekin.

Letra është shkrimi i fundit i dijetarit kinez Zeng Gong , i cili e kishte shkruar rreth 936 vjet më parë , raporton BBC që citon mediat kineze.

Ajo u ble për një çmim rreth 28 milionë euro nga moguli i filmave Wang Zhongjun në shtëpinë e ankandeve China Guardian të dielën ,

Zeng konsiderohet si një shkrimtarët më të mëdhenjë të Dinastisë Song (960-1279) . Në letër me 124 karaktere Zeng i tregon një miku të tij për vështirësitë e fundit politike dhe ndjenjën e izolimit .

Që nga hera e fundit kur ishte në ankand vlera e kësaj letre pothuajse është dyfishuar , dhe ka thyer rekordin duke u bërë letra e parë Kaligrafiste Kineze që shitet për këtë çmim .

Por , kjo nuk është arti më i shtrenjtë që Wang ka blerë , pasi ai në vitin 2014 kishte blerë natyrën e vdekur të Van Goghut “Vase with Daisies and Poppies” për 53 milionë euro në një ankand në New York .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page