top of page
123.jpg

Moti deri në fund të javës (IHMK)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 19, 2016
  • 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se deri në fundjavë do të vazhdojë moti me vranësira , të cilat do të shoqërohen me reshje .

Përmes një njoftimi, ata kanë bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius .

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh dhe do të vazhdojnë edhe ditën e shtunë . Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar , por vende-vende këto reshje do të jenë të intensitetit të lartë , në formë rrebeshi . Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim .

Sipas parashikimeve , e diela do të shoqërohet me intervale të gjata me diell , ku temperaturat maksimale do të rriten .

Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike java e ardhshme pritet te jetë pak më e nxehtë , por që edhe reshjet e shiut nuk do të mungojnë , shkruan në fund të njoftimit të IHMK-së .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page